Formula 1 sërish rrezikon vdekjen në Japoni për shkak të një … traktori!

Kanë kaluar 8 vjet që nga 2014, kur piloti i ri francez, Zhyl Blanshi, humbi jetën pasi makina e tij doli jashtë piste, dhe pati fatin e keq që të kalonte në një vend pa gardh anash dhe të përplasej me një traktor që ndodhej fare pranë. Pakujdesia e pabesueshme e organizatorëve të Çmimit të Madh të Japonisë në Suzuka solli një viktimë njerëzore, por duket se leksioni nuk qenka mësuar plotësisht. Ndodhi sot në Çmimin e Madh të Japonisë në Formula 1, sërish në Suzukë, kur piloti i Alfa Taurit, Pjer Gasli (edhe ky francez) kaloi pranë një tjetër traktori që u ndodh shumë afër pistës. “Kjo është e papranueshme”, – tha Gaslija. “Kjo është mungesë respekti për kujtimin e djalit tim”, – tha babai i Zhyl Blanshisë, Filipi.

Sfidanti.al