Juventusi, katastrofa ishte e Vlahoviçit, por edhe e Alegrit!

Sërish po nisin të ngrihen zërat se “ky ekip nuk bëhet”, dhe se mund të ketë fushë “Alegri ik”. Trajneri i Juventusit është nën kritika pas disfatës në “San Siro” ndaj Milanit, që e ktheu ekipin e tij në realitet, ndonëse as fitorja 3-1 në Champions ndaj Makabit të Haifës nuk bindi dhe nuk i pushoi zërat kundër. Këtë herë ishte më keq, dhe një statistikë flet shumë. Dushan Vlahoviç nuk pati asnjë gjuajtje në portë, dhe “La Gazeta delo Sport” shkruan se “sulmuesi serb nuk dallohet kurrë në ndeshje ndaj rivalëve të fortë”. Nënkuptimi është që nuk duket lojtar për Juven.

Po Alegri? Trajneri po ashtu sikur nuk duket për Juventusin në këtë moment. “Bëmë gabime të mëdha, – pohoi ai pas ndeshjes, – gabime teknike. Edhe saktësinë e pasimeve normale nuk e patëm. Pas një humbjeje të tillë nuk ke se çfarë thua. Menduam se ia kishim hedhur të keqes, por jo”. Ndërkaq, tifozët janë hedhur kundër teknikut, por edhe kundër Bonuçit duke e cilësuar se nuk ka qenë kurrë lider. Juventusi mbetet në vend të 8-të në Serinë A me 13 pikë, 7 pikë pas kreut, por mund të mbetet edhe më pas.

Sfidanti.