Kjo luftë civile brenda për brenda njerëzimit nuk ka nisur sot dhe nuk do të përfundojë derisa globalizmi, i ndihmuar nga shkenca e teknika, si dhe nga drejtësia shoqërore, të sendërtohet në të gjithë botën. Një nga “betejat” e kësaj lufte është ajo lidhur me Kupën e Botës në Katar, pasi një pjesë e mediave dhe e opinionit në Perëndim e ka kritikuar dhe vazhdon ta kritikojë dhënien e saj vendit konservator në Lindjen e Mesme, si dhe faktin që turneu po organizohet, që ekipet po shkojnë, që ka yje perëndimorë (si Bekam) që kanë kontrata me sheikët, dhe sidomos që ka pasur shkelje të të drejtave të njeriut sidomos lidhur me punëtorët emigrantë që kanë ndërtuar infrastrukturën e kampionatit. Kjo e fundit, sidomos, qendron, pasi shkeljet janë të shumta dhe ka pasur humbje jete. Gjithsesi, presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino, deklaron se “Botërori do ta ndihmojë Katarin, do të bëjë që të përmirësohet niveli i të drejtave njerëzore, dhe përparim ka pasur”.
Sfidanti.al