De Biazi rinovon tek Azerbajxhani, i jep fund “telenovelave kuqezi”!

U mendua se ndoshta mund të kishte një rikthim. Duket e vështirë që Xhani De Biazi të ulej sërish në stolin e Shqipërisë, ndërsa zhvillimet nga Azerbajxhani e bëjnë të pamundur këtë hipotezë. Trajneri italian, njeriu që drejtoi kombëtaren shqiptare në kualifikimin për në finalet e Euro 2016-ës, u mor vesh me Federatën e Futbollit të vendit nga Kaukazet për të rinovuar kontratën. Palët kanë arritur akordin për të qenë bashkë në eliminatoret e Kampionatit Europian të vitit 2024. De Biazi, tashmë 66-vjeçar, u bë trajner i Azerbajxhanit në korrik të vitit 2020, dhe pati një fillim shumë të vështirë, por kohët e fundit rezultatet janë përmirësuar. Kombëtarja azere, nën drejtimin e tij, arriti fitore radhazi ndaj Bjellorusisë 2-0,  Bilanci i italianit me Azerbajxhanin mbetet negativ, me vetëm 5 fitore e 16 humbje, por shpresa është që në Euro 2024 paraqitja të jetë më e mirë. De Biazi është një trajner me përvojë, që kulmin e pati me kombëtaren shqiptare në Euro 2016, ndërsa në Itali pati suksese me ekipe të ndryshëm si Modena apo Torino.

Sfidanti.al