Inzagi flet për Dibalën dhe pohon: Jam mësuar të rrezikoj “kokën”!

Në Itali po thonë se fajtor që sulmuesi argjentinas nuk erdhi tek Interi, ishte pikërisht trajneri. Kjo gjë është shkruar nga mediat kryesore si “La Gazeta delo Sport” dhe të tjerat, duke informuar se Simone Inzagi deshi Korrean dhe nuk preferoi Paulo Dibalën. Gjithsesi, vetë “i zoti i punës” e hodhi poshtë këtë variant. “Unë nuk jam i vetmi që vendos tek Interi”, – tha ai, duke nënkuptuar se arsyet financiare kanë qenë pengesa. Inzagi foli në prag të ndeshjes së Championsit ndaj Barcelonës në “San Siro”, një sfidë që vlen një finale. “Unë jam mësuar të jem në diskutim, – tha ai, – jam mësuar të jem në rrezik. Është pjesë e punës. Kjo situatë ndryshon vetëm me fitore”. Gjithsesi, nuk dihet nëse Lautaro Martinez do të jetë në fushë, ndërsa Brozoviç besohet se mungon sërish. Në portë do të jetë Onana, ndërsa Lukaku nuk është gati.

Sfidant.al