Lionel Mesi, Diego Maradona apo Pele do ta kishin duartrokitur nëse do të kishin qenë në stadium. Madje, do të ishin ngritur në këmbë. Për kë? Për një lojtar që është krejtësisht i panjohur në botë, me emrin Mirrai dhe që luan në një skuadër po kaq të panjohur, “Komersial Futebol Klube” nga qyteti Ribeirao Preto. Mirrai zuri në befasi portierin kundërshtar duke e gjuajtur topin që nga pika e mesit të fushës dhe duke e dërguar në rrjetë. Kjo, menjëherë pasi skuadra tjetër, Katanduvense kishte barazuar rezultatin me anë të Renanit.
Mirrai shënoi për 2-1, ndërsa në përfundim skuadra nga qyteti aspak i vogël Ribeirao Preto (650 mijë banorë) fitoi me rezultatin 4-1. Sulmuesi 23-vjeçar ishte duke luajtur ndeshjen e tretë për Komersialin, ekip që luan në kategorinë e tretë rajonale të zonës Paulista dhe që ndodhet në vendin e tretë. Katanduvense, ndërkaq, është e parafundit.
Sfidanti.al