Luis Enrique është i bindur që skuadra e tij mund ta kthej rezultatin, askush nuk është çmendur.
Këtë e mbështet edhe në lojën e bukur që e zhvilluan në ndeshjet me Celta Vigon dhe Sporting Gijonin.
“Jemi në mes të sfidës, nuk kemi asgjë të humbim dhe shumë të fitojmë. Nëse ata kanë shënuar katër gola, ne mund të shënojmë gjashtë”.
“Jemi në formë të mirë dhe duhet të kemi besim”.
“Pa dyshim që duhet të jemi të durueshëm, duke e ditur rezultatin e ndeshjes së parë, por jemi vetëm në mes të rrugës”.
“Ne duhet të bëjmë shumë gjëra gjatë gjithë lojës dhe të tregojmë dominimin tonë në sulm dhe mbrojtje, sepse PSG është një skuadër e vështirë dhe do të bëjë gjëra që do të na detyrojnë të kemi vështirësi”, ka thënë Enrique.