Me kë do të luajë Embijdi në Botëror, me Francën apo SHBA-në?!

Gjatë verës dhe madje përpara saj u përfol shumë se ylli i madh i NBA-së do të zgjidhte kombëtaren e “gjelave”. Zhoel Embijd, lideri i Filadelfias dhe njëri nga 3 më të mirët e basketbollit amerikan sezonin e kaluar, mori madje pasaportën franceze dhe ishte gati të luante me Francën në Eurobasket. Kjo nuk ndodhi për shkak dëmtimi, por nga Amerika njoftojnë se basketbollisti i lindur në Kamerun, pra me kombësi kamerunase, ka marrë një tjetër pasaportë. Embijdi thotë se tashmë ka një pasaportë të re, se kjo është pasaporta amerikane, ndërsa nuk ka zbuluar ende se me cilën kombëtare do të luajë me të vërtetë, me Francën apo SHBA-në?!

Sfidanti.al