Fitorja e 21-të ishte e pritshme dhe plotësisht e merituar. Çelsi i Londrës hodhi një tjetër hap drejt titullit kampion, të parit me Antonio Konten, dhe të dytin në tre sezonet e fundit, pas suksesit 2-0 në fushën e Uest Hemit. Derbi i vogël i kryeqytetit u “pronësua” në Stadiumin Olimpik, një impiant që nuk e favorizon aspak skuadrën e trajnerit Sllaven Biliç.
Gjithsesi, blutë nuk fiton thjesht për arsye të stadiumit, por sepse janë një skuadër më e mirë sesa Uest Hemi. Eden Hazar ndëshkoi vendasit në kundërsulm në minutën e 25-të, dhe Diego Kosta mbylli praktikisht ndeshjen që në minutën e 50-të, dhe kryesuesit krijuan një diferencë 10-pikëshe me Totenhemin që për momentin është në vendin e dytë. Logjikisht, diferenca do të ulet në 8 kur Mançester Siti të luajë (dhe besohet) të fitojë ndeshjen radhës, që e ka më pak se rivalët. Kosta pati mundësi të shënonte edhe golin e tretë, por edhe 2-1 nuk është aspak keq, ndërsa goli I Manzinit në fund nuk e rrezikoi fitoren.
Çelsi ka 66 pikë ndaj 56 të Totenhemit e 55 të Sitit, ka 57 gola, vetëm 1 më pak sesa Liverpuli që shënon më shumë se të gjithë, ndërsa ka pësuar 19 gola, më pak se çdo ekip tjetër në Premier Ligë. Deri në mbyllje të kampionatit mbeten 11 ndeshje, pra 33 pikë.
Sfidanti.al