Trajneri i Italisë theksoi kënaqësinë për suksesin në Ligën e Kombeve, kualifikimin për në gjysmëfinale, dhe mundësisë për të fituar një trofe. Nuk ishte e lehtë në grupin me Gjermaninë, Anglinë dhe Hungarinë, por 11 pikë nuk janë aspak keq në 6 ndeshje, edhe pse u desh të bëhen “përmbysje”. “Gjysmëfinalet e Ligës së Kombeve janë diçka e rëndësishme, – tha Roberto Mançini, – edhe pse luajtëm mirë 70’, por 20’ e fundit ishim dobët. Jam krenar për djemtë. Jemi ngritur në këmbë pas një zhgënjimi të madh, por duhet ende të punojmë. Gjithçka tjetër mbetet. Do të jetë e vështirë të kalojmë muajin dhjetor”. Në dhjetor do të përcaktohet kampionia e re e botës dhe Italia nuk është në Katar.
Sfidanti.al