Shpikje apo dëshpërim i Nagelsmanit? A mund të jetë Komani numri 9 i Bajernit?!

Në Gjermani shkruajnë se trajneri bavarez po mendon për një zgjidhje tjetër, ndërsa sistemi i tij 4-2-2-2 nuk po jep fryte, të paktën në 4 ndeshje në Bundesligë. Mediat në Mynih shkruajnë se pasi u provua pa shumë sukses Sadio Mane si qendërsulmues, në këtë rol mund të jetë Kingsli Koman. Francezi është lojtar ofensiv, është sulmues, por nuk dihet nëse mund ta bëjë këtë rol, që dikur shumë lehtë e kryente Robert Levandovski. Kjo është pyetja që bëjnë mediat: Komani si numër 9 do të jetë një gjendje e suksesshme e Julian Nagelsmanit, apo një veprim i nxitur nga dëshpërimi?!

Sfidanti.al