Rikthimi i Kiezës dhe i Benfikës? Pritet të ndodhë në 25 tetor ndaj Benfikës

Nuk dihet sesi do t’ia bëjnë bardhezinjtë deri në atë kohë, pasi do të duhet të luajnë shumë ndeshje të tjera në Serinë A dhe në Europë, por gjithsesi ky konsiderohet një lajm shumë i mirë. Pol Pogba dhe Federiko Kieza pritet të jenë së bashku në fushë në 25 tetor, në ndeshjen e Championsit në fushën e Benfikës, që mund të jetë vendimtare për fatin e Juventusit këtë sezon. “La Gazeta delo Sport” shkruan se dy lojtarët kanë rritur ritmin e procesit të riaftësimit dhe se gjërat po ecin mbarë. Madje, për Kiezën, synohet që të grumbullohet në ekip që në 8 tetor në ndeshjen ndaj Milanit, por gjithsesi tek Juvja nuk duan që të nxitohen.

Sfidanti.al