Mesa duket është itinerari i përsosur. i tillë ai që ndiqet në Maratonën e Berlinit ku janë vendosur disa rekorde botërore. Një të tillë e vendosi keniani i shkëlqyer, Eliud Kipçogi, që dha kohën e re prej 2 orësh, 1 minute e 9 sekondave. Kipçogi e fitoi Maratonën e kryeqytetit të Gjermanisë për herë të katërt, dhe ishte pikërisht në rrugën e Berlinit ku ai dha rekordin e pëparshëm me 30 sekonda më shumë. Edhe pse në moshën 37-vjeçare, që për sportin e padyshim edhe për atletikën është e shtyrë, afrikani u duk sërish në formën më të mirë të jetës. Berlini është kthyer në një lloj vendi të shenjtë për garën më të gjatë dhe, mesa dimë, edhe më të vjetër të historisë së atletikës.
Rekordi i maratonës është thyer 9 herë në këtë qytet, për herë të parë në vitin 1998. Kanë kaluar mbi 60 vjet që kur etiopiani legjendar, Abebe Bikila u bë afrikani i parë rekordmen i botës dhe kampion olimpik në Romë, ndërsa emancipimi i shoqërisë dhe pranimi i zezakëve si njerëz të barabartë me të tjerët ka ndryshuar historinë e kësaj gare. Gjithsesi, që nga fillimi i viteve 2000, kanë qenë atletët nga Kenia që kanë zëvendësuar dominimin etiopian, me përfaqësuesin e tyre më të denjë të momentit, Eliud Kipçogin, i cili do të synojë ta ulë kohën nën 2 orë për herë të parë për të gjitha kohët.
Sfidanti.al