Nejmari lë të nënkuptojë se sherri i tij me Mbapenë nuk ka përfunduar

Të dy sulmuesit e shquar nuk po pyesin shumë për fanelën që kanë veshur, dhe për harmoninë në ekip, edhe pse sezoni parashikohet të jetë shumë i vështirë të paktën në Champions. Një ditë pasi Kilian Mbape deklaroi se “tek Franca jamë më i lirë për të vepruar sesa tek PSG-ja”, erdhën fjalët e Nejmarit. Pas fitores 3-0 të Brazilit ndaj Ganës në miqësore, sulmuesi më i mirë i “selesaos”. “Nuk e di nëse gjithçka është sqaruar me Kilianin”, – tha Nejmari, ndërsa të dy kanë pasur përplasje këtë sezon për penalltitë dhe pasimin e topit. Vetë Mbapeja ka deklaruar se “kam 6 vjet që luaj me Nejmarin dhe gjithmonë ka pasur respekt mes nesh, por ndonjëherë raportet kanë qenë më të ngrohta, herë më të ftohta”.

Sfidanti.al