Misteri “Leao”, a mundet Milani t’i japë 7 milionë euro rrogë dhe të paguajë borxhin?!

Me gjasë do ta bëjë, edhe pse do të jetë një sakrificë. Gjithsesi, në Lombardi e dinë se Rafael Leao është një nga ata lojtarë të veçantë që ia vlen të shpenzosh, ndonëse koha nuk është edhe aq e mirë në Serinë A për një gjë të tillë. Leao ka kërkuar një rrogë prej 7-8 milionë eurosh në sezon, në krahasim me jo më shumë se 2 milionë euro që merr tani. Po ashtu, ka kërkuar që Milani dhe Lila të paguajnë borxhin që ai i ka Sportingut të Lisbonës prej rreth 20 milionë eurosh. Drejtori sportiv, Paolo Maldini, mund të kandiset t’ia japë rrogën, por jo edhe që të paguajë borxhin. Sulmuesi brazilian besohet se është i prirur të qendroje tek Milani nëse arrihet akordi, ndonëse Çelsi dhe Man. Siti e duan, dhe mund t’i japin më shumë.

Sfidanti.al