Rekordmenët e rrogave në Premier Ligë luajnë në … Ligën e Europës!

Flasim për Mançester Junajtidin që tashmë ka thyer çdo barrierë të vendosur nga klube të mëparshëm angleze. “Djajtë e kuq” vendosën një rekord të ri të rrogave në Premier Ligë me 384.2 milionë paundë stërlina në sezon, nga të cilët vetëm Kristiano Ronaldo merr rreth 23-24 milionë në vit. Po ashtu, janë edhe të tillë si De Gea, Varan apo edhe Sanço, ndërsa rekordi i mëparshëm i Premier Ligës ishte vendosur nga Mançester Siti i Pep Guardiolës me 354.6 milionë paundë stërlina. Ndryshimi është se nëse Siti luan në Champions, ashtu si Liverpuli, Çelsi dhe Totenhemi, Junajtidi është në Ligën e Europës.

Sfidanti.al