Për fat të keq luan në ligat e ulëta, por forma që tregoi mund ta ndihmojë të ngjisë shkallët e karrierës. Flasim për një portier në Angli që luan i huazuar tek Uejmuthi (Ëeymouth), i dhënë hua nga Miluolli. Quhet Rajan Sandford dhe bëri katër-pesë pritje shpëtimtare në pak sekonda, pikërisht në minutat shtesë të ndeshjes ndaj Bath Sitit. Skuadra vendase ishte në epërsi 2-1 dhe pati në dispozicion një penallti, por që u grushtua nga Sandfordi, i cili pastaj bëri edhe disa pritje të tjera thuajse ballë për ballë me lojtarët kundërshtarë. Ish-ylli i Anglisë, Geri Lineker, dhe ish-portieri i Holandës e i Mançester Junajtidit, Edvin Van der Sar, mbetën shumë të impresionuar nga portieri.
Sfidanti.al