I janë larguar lojtarë dhe jo pak, por plot 50 për qind e ekipit siç thotë trajneri Orges Shehi. E tillë Tirana pas fitores së titullit sezonin e kaluar, por edhe pas dështimit në Europë (le t’i vendosim emrin e duhur). Gjithsesi, skuadra bardheblu ka një mënyrë të vetën jo vetëm për të reaguar, të paktën në Superligën shqiptare, por edhe për t’u dukur “e bukur” edhe kur vetë kampionati është i shëmtuar. Fitorja 4-0 ndaj Teutës ishte e tillë me 3 gola të Redon Xhixhës, dhe kampionët janë padyshim aty, në garë për titullin. Partizani vërtet ka arritur edhe ai disa fitore, tre të tilla, por kanë qenë me pak gola, dhe nuk dihet se kur të kuqtë do të kenë atë bukuri që pati Tirana këtë të shtunë.
Sfidanti.al