Napoli vërtet fitoi, por Rejnxhërsi drejton gishtin nga arbitri

Trajneri Luçiano Spaleti është tepër i lumtur pasi ekipi i tij ia doli 3-0 në Skoci, pasi kishte mundur 4-1 Liverpulin në stadiumin “Maradona”. Napoli është vërtet në “qiellin e shtatë” të paktën për dy ndeshje në Champions, ndonëse nga Gllazgou ka kritika për arbitrimin. Mediat britanike, dhe veçanërisht ato skoceze, shkruajnë se është e pabesueshme që Napolit iu dhanë 3 penallti, ndonëse dy prej tyre u humbën. Rejnxhërsi mbeti edhe me 10 lojtarë dhe në kushte të tilla u detyrua të përballonte edhe 11-metërshat kundër. Zielinski humbi dy prej tyre, Politano realizoi të tretën, ndërsa më pas shënuan me aksion loje Raspadori dhe Ndombele.

Sfidanti.al