Tek Juventusi ndodhte që nuk ishte në vazhdimësinë që pritej prej një lojtari të tillë, ose i qëlloi edhe të qendronte nën hijen e Kristiano Ronaldos, një kampioni që nuk kishte turp të ishte egoist, siç e provoi edhe Karim Benzema për shumë vite. Gjithsesi, Paulo Dibala duket se e ka fituar këtë cilësi, pra pikërisht paturpërinë ose më saktë “largimin e druajtjes”, ndërsa po shkëlqen tek Roma. Ylli argjentinas ka shënuar 3 gola deri tani në Serinë A, ndërsa ka luajtur në 6 ndeshje, me një rendiment që është thuajse dy herë më i lartë sesa në Torino sezonin e kaluar. Po ashtu, ai ka dhënë dy asistë në kampionatin italian. Me gjasë, në lojën e Dibalës ka ndikuar një tjetër njeri “i paturpshëm” si Zhoze Murinjo.
Sfidanti.al