Nuk dihet nëse Reali i Madridit do të ketë dëshirë që ta marrë supertalentin francez, sidomos pasi ai refuzoi detyrimet kontraktuale me kombëtaren e vendit të tij. Presidenti madrilen, Florentino Perez, tha se “ky nuk është Mbapeja që unë njoh, një lojtar i tillë nuk më duhet”. Gjithsesi, sipas “L’Ekipit”, ylli i Paris SG mund të largohet në 2024 me ndihmën e një klauzole (truku) në kontratën e re me klubin francez. Akordi ishte për deri në 2025, por sipas të përditshmes pariziene, vlen deri në 2024 me të drejtë rinovimi edhe një vit tjetër. Nuk dihet gjithsesi se ku mund të shkojë në 2024 një lojtar kaq i shtrenjtë, ndonëse klubet angleze nuk do ta kishin shumë problem, po ashtu edhe Reali, nëse do të pranonte Perezi.
Sfidanti.al