Trajneri Simone Inzagi u shpreh i lumtur në fund duke thënë se “bëmë të lehtë një ndeshje që nuk ishte aspak e tillë”. Që do të thotë se Interi, sipas tij, duhej ta kishte pasur të vështirë në fushën e Viktorias së Plzenit në Çeki. Gjithsesi, fitorja ishte e thjeshtë, me gola të shënuar nga Xheko dhe Damfris dhe me kundërshtarin që nuk arriti të rrezikonte asnjëherë. Deri këtu shumë mirë, dhe zikaltërit kishin nevojë për këtë sukses për vetë momentin e vështirë që po kalojnë. Sidoqoftë, kur thua “Plzen” nuk ke thënë “Bajern” apo “Barcelona”, dhe problemi i ekipit të Inzagit këtë sezon kanë qenë sfidat e mëdha. Ndaj Lacios, Milanit dhe Bajernit janë pësuar tri disfata, dy prej të cilave në “San Siro”.
Sfidanti.al