Nuk i ka ndodhur kurrë një gjë e tillë në një karrierë 15-vjeçare. Që nga 2007-ta e deri në 2021, Ljuis Hamilton pati fitore në çdo sezon, madje pati shumë aq sa theu rekordin e Mikael Shumaher duke mbërritur në 103 të tilla. Sidoqoftë, ky kampionat botëror i Formula 1 po zhvillohet nën dominimin e Red Bullit, aq sa ish-kampioni i botës po mendon se mund të mos fitojë. “Do të na duhet fat, – thotë anglezi, – Red Bulli për momentin është i pathyeshëm dhe Maks Verstapeni po piloton në mënyrë të shkëlqyer. Duhet të jemi realistë. Ne nuk jemi në nivelin e tyre dhe nuk pres që të jemi tani shpejt. Në Budapest edhe mund të kisha fituar, por gjithsesi është e vështirë”. Në Monza, fundjavën e kaluar, sidoqoftë Hamiltoni tregoi se mbetet pilot i madh duke u nisur në vend të 19-të e duke përfunduar i pesti.
Sfidanti.al