Në Serinë A nuk funksionon as VAR-i, në tetor pritet “revolucion”

Ajo që ndodhi në ndeshjen Juventus-Salernitana nuk ishte fundi i botës, pasi gabimet mund të ndodhin, por nuk pritej që kjo të ngjante në një sistem që cilësohet i përsosur të paktën teknikisht. VAR-i doli huq në golin e anuluar ndaj Juves, duke mos pikasur pozicionin e lojtarit të Salernitanës që mbante në lojë Bonuçin, i cili u quajt jashtë loje dhe për këtë shkak u mor vendimi. Nuk dihet nëse kjo gjë ka ndodhur në Premier Ligë, Bundesligë apo La Ligë, apo ndoshta vetëm në Serinë A qëllon që as teknologjia nuk funksionon siç duhet. VAR-i nuk bëri dot as atë që bëri një kamerë e vendosur në stadiumin “Alianc” dhe që shërbente për statistika! Në Itali lajmërojnë që prej tetorit do të ketë “revolucion” pasi do të hyjë në punë sistemi i “pozicionit jashtë lojë gjysmë-automatik”, dhe kjo përpara gjithë Europës. Shpresojmë që të funksionojë.

Sfidanti.al