Presidenti i Shoqatës së Tenisit të Francës, Bernar Gudiçeli, e hodhi poshtë mundësinë që ish-fitueses së këtij turneu, ruses Maria Sharapova, t’i dërgohet ftesë për të marrë pjesë në turneun e dytë Grand Slam, të njohur edhe si “Turneu i musketjerëve”. Kjo teniste e njohur ruse mori ftesa për në turnetë e Shtutgartit, Madridit dhe të Romës, por në Paris nuk kanë ndërmend që t’i shkelin rregullat e veta që janë afro një shekull të vjetra. Gudiçeli, sidoqoftë, tha se Sharapova do të ketë të njëjtin trajtim si edhe çdo teniste dhe fituese tjetër në Paris, por vetëm, kur të skadojë afati i dënimit të saj, për shkak të përdorimit të preparateve stimuluese të ndaluara.
sfidanti.al