Ishte në gjendje të triumfonte 4-1 ndaj nënkampionëve të Europë dhe të Anglisë, duke e dominuar me lojë, diçka që nuk e bëri dot as Reali i Madridit në finalen e Parisit. Kësaj ia arriti Napoli i trajnerit Luçiano Spaleti, por që padyshim u lodh e u rraskapit në ato 95-100 minuta. Duke pasur parasysh stolin jo aq shumë të fuqishëm, skuadra napolitane dihej që do të vuante diçka që e paralajmëroi që në mesjavë tekniku i tyre. Paralajmërimi u desh shumë pak që të vërtetohej si i duhuri, pasi Napoli e pati shumë të vështirë këtë të shtunë ndaj Specias në Serinë A. Jo vetëm sepse fitorja ishte minimale, 1-0, ndaj një ekipi modest, por sepse mund të mos ishte arritur fare. U desh goli i Raspadorit në 89’ që të kaltrit të merrnin tri pikët në stadiumin “Maradona” dhe të vazhdonin të ishin në krye të kampionatit.
Sfidanti.al