Në dhomën e zhveshjes së stadiumit bask festoi bashkë me shokët. Kedi Bare ishte shumë i lumtur për fitoren 1-0 arritur nga Espanjoli në fushën e Atletikut të Bilbaos në La Ligë, sukses që mund të ndryshojë fatin e sezonit, por fati i tij ishte i keq. Kjo sepse Bare u dëmtua, një tjetër telash përpërfaqësuesen tonë. Mesfushori kuqezi luajti vetëm 16 minuta në “San Mames”. Hyri në fillim të pjesës së parë, dhe u zëvendësua në të 61-ën nga Simo. Një mallkim për një ekip kombëtar shqiptar që deri tani ka marrë mandatat e dëmtimeve të Berat Gjimshitit, Marash Kumbullës, Elseid Hysajt dhe të Rej Manajt. Po afron 24 shtatori i ndeshjes me Izraelin në Tel Aviv e pastaj 27 shtatori i sfidës në “Arenën Air Albania” ndaj Islandës, që të dyja për Ligën e Kombeve. Pritet kontrolli mjekësor për Baren për të përcaktuar sesa kohë mund të mungojë, dhe shpresojmë të mos ketë gjë serioze.
Sfidanti.al