Edhe Hysaj bën kombëtaren (e Lacion) që të dridhen, sa mungon mbrojtësi?!

Ende nuk është e qartë, ndërsa dëmtimi nuk është diçka aq e vogël të paktën sipas mënyrës sesi shpjegohet. Elseid Hysaj ka pësuar një goditje traumatike në gjoks dhe do të duhet të vazhdojë kontrollin mjekësor në ditët e ardhshme për të përcaktuar kohën e mungesës. Mbrojtësi i djathtë kuqezi mendohej që mund të largohej nga Lacio, por tashmë do të qendrojë në skuadër dhe do të luajë një rol “plotësues”, pra jo si protagonist siçka qenë mësuar tek Empoli, Napoli e disa kohë në Romë. Pas dëmtimeve të Gjimshitit e Kumbullës, e vetmja gjë që nuk duhej ishte një tjetër dëmtim në mbrojtje, ndonëse edhe në kombëtaren shqiptare Hysaj dalë nga dalë mund të ketë një rol dytësor, pasi si mbrojtës i djathtë kryesor mund të jetë Ivan Balliu.

Sfidanti.al