Rregullat financiare të UEFA-s ndonjëherë duken si ai dordoleci që vendoset nëpër ara për të trembur zogjtë. Mançester Siti dhe Paris SG ishte nga ana “skifterë” që nuk patën problem të shpenzonin pa fund, dhe t’ia hidhnin paq edhe pse patën gjyqe, akuza e mallkime. Në këtë “shoqëri” duket se po bashkohet edhe Çelsi, ndërsa Barcelona të paktën po shet “plaçkat e shtëpisë” për të marrë Levandovskin me shokë. Siç raportojnë mediat angleze, Blutë e Londrës kanë shpenzuar mbi 340 milionë paundë stërlina, që do të thotë mbi 400 milionë euro, për lojtarë të tillë si Stërling, Kukureja, Fofana, Entoni Gordon apo Obamejang, me këta dy të fundit që pritet të realizohen. Pronari i ri, Boehli, betohet se ai ka vepruar gjithmonë brenda rregullave.
Sfidanti.al