Nadal synon titullin në US Open me “fjalët-hajmali” “ndoshta mbyll karrierën”

Fitorja e parë në Nju Jork nuk ishte e lehtë, ndonëse në fund u tregua bindës. Japonezi Rinki Hixhikata ia solli ngushtë Rafael Nadalit derisa u dorëzua me shifrat 1-3, ndërsa tenisti spanjoll shpreson të ketë sërish një vit të madh në US Open, siç ndodhi në 2019. Para tre viteve, Nadali e fitoi titullin në “Flashing Midous”, ndërsa kërkon të ruhet nga “syri i heq” duke përdorur fjalorin e tij të zakonshëm, që ka për “kryefjalë” mundësinë e mbylljes së shpejtë të karrierës. “Nuk e di nëse do të jem vitin tjetër këtu, – thotë fituesi i 22 Grand Slemeve, – është një kohë shumë e gjatë dhe nuk dua ta mendoj”. Këtë, ai e tha edhe para “Australian Openit” dhe “Rolan Garosit”, dhë në fund i fitoi titujt në Melburn dhe Paris.

Sfidanti.al