Nuk është Paris SG, as Barcelona apo Mançester Junajtidi. Vërtet që Notingem Foresti ka një emër të madh në Angli (2 herë kampion) dhe në Europë (një herë kampion), por prej vitesh “lëngonte” në kategorinë e dytë angleze. Këtë verë pas ngjitjes në Premier Ligë, drejtuesit dhe trajneri Kuper vendosën që të bënin shpenzime të mëdha, diçka që ua lejon edhe tradita, edhe tregu anglez, edhe paratë nga e drejta televizive. Notingemi ka marrë 18 lojtarë të rinj, i fundit Renan Lodi nga Atletiko e Madridit në huazim 5 milionë eurosh, dhe me të drejtë blerjeje kartoni për 30 milionë euro. Në total, klubi ka shpenzuar 178 milionë euro!
Sfidanti.al