Një “kanibal” ka dalë maleve, Hirsher vendos rekord botëror!

Askush më parë nuk ka qenë si ai. Marsel Hirsher mund të konsiderohet sot si më i madhi sportist i skive alpine në histori. Austriaku triumfoi në sllallomin gjigand në Krasnjska Gora të Sllovenisë dhe u shpall kampion i botës për herë të gjashtë radhazi, duke vendosur rekordin e ri.

Legjendari Mark Xhirardeli nga Luksemburgu kishte arritur deri në 5 Kupa të Botës, edhe ato jot ë fituara njëra pas tjetrës. Gjigandët e tjerë si Herman Maier, Pirmin Cyrbrigen apo Gustan Tëni, kishin arritur deri në katër.

Hirsher u sigurua për suksesin e tij, pasi e fitoi garën në Kranjska Gora, ndërsa francezi Pintyro u rrëzua. Pintyro ishte i vetmi që mund ta mbërrinte në renditje, ndonëse vetëm teorikisht. Austriaku 28-vjeçar kryeson renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës me 1375 pikë, dhe me një diferencë prej gati 500 pikësh ndaj vendit të dytë që tani mbahet nga norvegjezi Jansrud. Hirsher u shpall kampion i botës edhe në specialitetin e sllallomit gjigand, ndërsa kryeson renditjen në sllallomin normal.

Sfidanti.al