Juventusi ngec me Romën, Murinjo (dhe Dibala) i marrin pikën Alegrit!

Ishte një ndeshje e ashpër, dhe u duk se miqtë nuk e kishin kompleksin e dikurshëm në një fushë si stadiumi “Alianc” i Torinos. Përfundoi 1-1 njëri prej derbeve të Serisë A, Juventus-Roma, me vendasit që krijuan fillimisht iluzionin e fitores me Dushan Vlahoviçin dhe me miqtë që siguruan pikën me kombinimin Dibala (asist)-Abraham. Murinjo doli këtë herë ballëlart, ashtu siç bëri edhe kur ishte në stolin e Mançester Junajtidit dhe ia arriti të fitonte 2-1 në Champions.  Vlahoviç shënoi edhe një tjetër gol, por prekja e topit me dorë nga Lokateli ia hoqi rrjetën. Nga ana tjetër, tifozët nisën talljet në rrjetet sociale duke thumbuar Juven për Dibalën. “Nuk qenka aspak “Zhoia” (gëzim)”, shkruajtën ata. Gjithsesi, tifozët juventinë në stadium e pritën shumë mirë argjentinasin.

Sfidanti.al