Kur Nejmar e quan Mesin “idhull”, punët tek PSG-ja shkojnë mirë!

Këtë sezon, kjo dyshe ka kombinuar për të krijuar 31 gola dhe asiste në 8 ndeshjet e fundit të tyre. Kjo tregon se Nejmar dhe Lionel Mesi po arrijnë nivelet e bashkëpunimit që kishin tek Barcelona, madje edhe më shumë se aq. Braziliani duket i ndryshuar si sjellje, ndërsa argjentinasi i ndryshuar si përshtatje, diçka që po pritet shumë mirë nga tifozët e Paris SG, pasi i vërshëllyen ashpër pas eliminimit në Champions nga Reali. Treguesi më i mirë i ndryshimit të Nejmarit është shkrimi i tij në rrjetet sociale ku Mesit i drejtohej si “idhull dhe mik”. Ndërkaq, braziliani theksoi se “kam besim se do të shënoj me çdo gjuajtje, çdo goditje dënimi, çdo gjë, pasi jam stërvitur shumë këtë verë gjatë pushimeve”.

Sfidanti.al