A do të shpëtojë vërtet Juventusi nga Miliku apo Depai?!

Polaku është më shumë qendërsulmues, ndërsa holandezi është më shumë i kompletuar. Arkadiush Milik po shfaqet si favorit për të plotësuar repartin sulmues të Juventusit, ndërsa Memfis Depai duket i shtrenjtë sidomos ngaqë “Zonja e Vjetër” nuk po arrin të largojë disa lojtarë (si p.sh. Rabio). Gjithsesi, ka dyshime në Itali dhe jashtë saj nëse ish-kampionët do të zgjidhin “hallet” me një sulmues, që në fund të fundit nuk bën pjesë në elitë. As Milik dhe as Depai nuk janë të tillë. Në sfidën e fundit me Sampdorian problem ishte sesi topi të dërgohej tek sulmuesit. Gjithsesi, Alegri pret kthimin e Di Marisë dhe Pogbasë, po ashtu të Kiezës, për të përmirësuar mbështetjen ndaj sulmit.

Sfidanti.al