Fjalët e Stefano Piolit pasqyronin realitetin, dhe kuqezinjtë duhet të fajësojnë veten që nuk dolën me fitore nga stadiumi i Bergamos. Gjithsesi, në futboll vlejnë pikët dhe nëse ato nuk i merr të plota rrezikon të mbetesh prapa. Kështu i ndodhi vjet Interit të Simone Inzagit, që normalisht i dominoi ndeshjet, por humbi pikë të rëndësishme (siç i ndodhi në Torino apo Bolonjë), dhe kështu mund t’i ndodhë edhe Milanit të Piolit. “Nuk jam i pakënaqur nga ekipi, – tha trajneri, – luajtëm mirë, dominuam ndeshjen, por nuk fituam dot. Ishin dy pikë të humbura”. Që Milani meritonte më shumë duket edhe nga komenti i trajnerit të Atalantës, Gasperini, që tha se “mendoj se barazimi ishte rezultati i drejtë”. Ismael Benaser shpëtoi pikën në 68’, duke barazuar golin e Malinovskit shënuar në 29’. Për momentin, Interi ka 6 pikë në krye të Serisë A ashtu si Napoli, ndërsa Milani ka mbetur me 4.
Sfidanti.al