Sa vonë po vijnë pronarët pretendentë tek Man. Junajtidi, Kristiano po largohet!

Natyrisht, për tifozët nuk është kjo gjëja kryesore dhe spekullimet kanë qenë të forta këto ditë. Pas (gjysmë) shakasë së Ilon Maskut (Elon Musk), erdhi një konfirmim serioz nga pronarët e Mançester Junajtidit, miliarderët e familjes amerikane Glejzër, se mund të pranojnë të shesin një pjesë të aksioneve, edhe pse duan të mbajnë ende shumicën. Si fillim nuk është keq. Ky lajm solli reagimin e njeriut më të pasur në Britaninë e Madhe, Sër Xhim Ratklif, që deklaroi se është gati të blerë aksione në “Old Traford” me synimin për të pasur shumicën më vonë. Ratklif ishte në garë për të marrë Çelsin, ndonëse është tifoz I vetëshpallur I Mançester Junajtidit. Të gjitha këto manovra janë vonë për Kristiano Ronaldon që do të largohet “me sot e me nesër”, por janë shpresëdhënëse për tifozët dhe për klubin.

Sfidanti.al