Kina ndoshta i duket shumë larg, edhe pse paratë mund ta bëjnë të ndihet shumë pranë. Aleksis Sançez, gjithsesi, duket se mund të gjejë një zgjidhje tjetër për të fituar më shumë para dhe më shumë trofe. Sulmuesi i Arsenalit është vënë në shënjestër nga Juventusi, dhe sipas mediave italiane, kampionia e Italisë ka bërë edhe një ofertë zyrtare prej 30 milionë eurosh te klubi londinez.
“Il Korriere delo Sport” shkruan se Juventus kërkon një tjetër kampion dhe se Bepe Marota është gati të bëjë sakrificë financiare për të pasur edhe një sulmues të rëndësishëm në skuadër. Duket se juventinët nuk do ta kenë problem të kënaqin sulmuesin kilen me rrogën, edhe pse ai nuk do të pranonte më pak se 300 000 euro në javë, që do të thotë më shumë se 15 milionë euro në sezon. Arsenali është gati t’i japë deri në 220 000 euro në javë, pra rreth 11 milionë në vit, por një nga arsyet që ish-sulmuesi i Barcelonës mund të pranojë torinezët, është garancia për të fituar trofe. Kjo mund t’ia ulë pretendimet për rrogën.
Sfidanti.al