Është një nga heronjtë e vendit të tij, edhe pse ish-republika sovjetike ka një sport të zhvilluar dhe mjaft kampionë. Vendi i Sergej Bubkës, Oleg Blohinit apo Andrij Shevçenkos ka sot një dominues të boksit profesionist, madje të kategorisë më të vështirë të tij, asaj të peshave të rënda. Oleksandër Usik ka mesnatën e kësaj të shtune sfidën e dytë për titull ndaj britanikut Entoni Xhoshua, pasi e mundi herën e parë duke i marrë brezat e artë të kampionit të botës. Luftimi në Arabinë Saudite pritet i ashpër, dhe anglezi synon hakmarrjen, por edhe Usiku ka një motiv shtesë, përfaqësimin e Ukrainës së tij që ndodhet në sulmin ushtarak të Rusisë. Ky motiv ndoshta mund të jetë edhe vendimtar për t’i dhënë atij fitoren.
Sfidanti.al