Për momentin sulmi cilësohet “elektrik”, pasi ka shkatërruar mbrojtjet që ka pasur përballë dhe është një kënaqësi për t’u parë. Me lojtarë si Mane, Myler, Gnabri, Sane, Musiala, por edhe Kimih, Bajerni është në formë të madhe në këtë fillim sezoni dhe që të gjithë po e lavdërojnë. Për më tepër, lojtarët aq shumë të kritikuar vjet si Pavar apo Zabicer tashmë janë “super”, por gjithsesi mediat bavareze theksojnë një element që mund të cilësohet negativ. Në fitoren 2-0 ndaj Volfsburgut u pikas se ekipi i trajnerit Nagelsman kishte disa probleme kur kundërshtari sulmonte seriozisht, dhe fjala është se në fushë duhet një mesfushor “digë”, një lojtar i fortë në përballimin e ofensivës së rivalëve dhe që të ndihmojë mbrojtjen. Ky mund të bëhet problem kur Bajerni të ketë përballë ekipe më të fortë sesa Volfsburgu, sidomos në Champions.
Sfidanti.al