Futbolli do miliona, Monza nis Serinë A të parë në histori falë Silvio Berluskonit!

“Il Presidente” sot e ka të vështirë të financojë Milanin siç bënte dikur dhe dominonte Italinë dhe Europën për vite me radhë. Silvio Berluskoni ka gjetur një dashuri të re me emrin “Monza” dhe skuadra modeste e futbollit ka ngjitur shkallët në hierarkinë e futbollit italian, falë parave të tij dhe drejtimit nga Adriano Galiani. Këtë sezon, Monza do të jetë në Serinë A për herë të parë në historinë e saj 109-vjeçare, ndërsa projekti është që pas 2 vitesh të kualifikohet për në Europë. Tepër ambicioz në një kampionat ku janë Milani, Interi, Juventusi, Napoli, Roma, Lacio, Fiorentina apo Torino. Për t’u ngjitur në Serinë B u deshën rreth 25 milionë euro, ndërsa për në Serinë A gati 75 milionë! Rreth 45-50 milionë euro të tjera u shpenzuan këtë verë duke marrë lojtarë si Pesina, Mari, Petanja, Kaprari dhe Kranjo.

Sfidanti.al