A e besoni? Tom Bredi është më në fund më i paguari i futbollit amerikan?!

Flasim për futbollin tradicional amerikan, jo për futbollin europian që po merr rëndësi edhe në SHBA. Flasim për atë që në Europë njihet si regbi, dhe në të cilën jepen rroga shumë të larta, veçse për çudi legjenda Tom Bredi duhej të priste këtë vit për të dalë në vend të parë. Lojtari veteran, që ka fituar më shumë tituj se kushdo, merr 75 milionë USD në vit, duke llogaritur fitimet në fushë dhe ato jashtë saj. Bredi, yll i Tampa Bejit (Tampa Bay) ka 30 milionë USD fitime në fushë dhe 45 milionë USD jashtë saj (biznes dhe sponsorizime). Në vend të dytë, kampioni i SHBA-së Metju Staford (65.5 milionë USD), dhe në vend të tretë është Aron Roxhers (53). Gjithsesi, Bredi është i pari falë bizneseve dhe sponsorizimeve sepse 5 lojtarë marrin rrogë më të madhe se ai.

Sfidanti.al