Nis Seria A, Milani apo Interi fitojnë titullin? Ç’mund të bëjë Juventusi?!

Ai që dikur quhej “kampionati më i bukur në botë”, sot nuk e ka më atë “kurorë”. Gjithsesi, Seria A është njëra nga 4-5 ligat kryesore të Europës, madje mund të thuhet se mbetet vetëm pas Premier Ligës dhe La Ligës, prandaj edhe starti i sotëm ka interes të madh. Parashikimet janë për një konkurrencë të ashpër mes Milanit dhe Interit, ndërsa Juventusi e Roma mund të plotësojnë katërshen për në Champions. Milani nuk ka bërë përforcime të mëdha, spikasin vetëm De Keteler dhe Adli, ndërsa mund të vijë edhe ndonjë tjetër këto dy javë. Interi ka marrë Lukakun, Mkitarianin dhe Asllanin, por financat janë me probleme ndaj edhe nuk erdhën Dibala e Bremer. Shkriniar mbetet në dyshim, ndërsa zikaltërit duhet të marrin edhe ndonjë lojtar tjetër për të sfiduar Milanin. Juventusi ka marrë lojtarë, por edhe ka humbur, ndërsa ka dëmtime. Dibala u largua, ashtu si De Ligti dhe Kielini, erdhën Di Maria, Pogba, Bremer e Kostiç, mund të vijë edhe Paredes. Roma ka marrë Dibalën, Vajnaldumin, Matiçin, ndëersa Napoli ka humbur Mertensin, Insinjen, Kulibalin, por ka mbajtur Osimhenin.

Java 1: Sot, 18:30: Milan-Udineze, Sampdoria-Atalanta; 20:45: Leçe-Inter, Monza-Torino; Nesër, 18:30: Fiorentina-Kremoneze, Lacio-Bolonja; 20:45: Salernitana-Roma, Specia-Empoli; Të hënën, 18:30: Verona-Napoli, 20:45: Juventus-Sasuolo.

Sfidanti.al