Natyrisht që nuk kanë qenë që të gjithë emra të shquar, por padyshim kanë qenë emra të sportit. Sipas mediave perëndimore, të cilave u referohet e përditshmja spanjolle “Marka”, të paktën 77 sportistë ukrainas kanë humbur jetën që nga fillimi i agresionit rus në vendin e tyre. Mes tyre, kikbokseri Mikola Zabavçuk, regbisti Maksim Shvec, dhe kampioni vendas i konkurrimeve të “njerëzve të fuqishëm”, Vasil Paveliev. Në listë edhe notari Volodimir Ulianicki, trajneri i vaterpolit Vitali Lisun, gjimnastja Daria Kurdel apo futbollisti Serhij Balançuk.
Sfidanti.al