Mesi arrin Romarion me gola, merr notën 10 pas kryeveprës me Klermonin!

Me dygolëshin në kampionatin francez, hodhi edhe një tjetër hap drejt historisë. Lionel Mesi arriti në 772 gola në karrierë duke barazuar legjendën Romario, e duke lënë Pelenë 5 gola prapa. Natyrisht, Leo do të vazhdojë të shënojë, ndërsa përpara tij në renditjen e shënuesve më të mirë në histori janë vetëm Kristiano Ronaldo me 815 gola dhe Jozef Bican me 802. E sigurt që Mesi do ta arrijë Bicanin, por nuk dihet nëse do të mbërrijë Ronaldon. Në ndeshjen ndaj Klermonit, argjentinasi ishte më i miri në fushë, me 2 gola, 1 asist, 4 gjuajtje në portë, 5 driblime të suksesshme, 88 prekje topi, 4 pasime kyçe, 2 shanse të mëdha të krijuara, 100 për qind të pasimeve të suksesshme dhe notën 10.

Sfidanti.al