Vacke: Në Gjermani nuk duhet të krijohet një “kartel” kundër Bajernit

Objektivi kryesor i Bundesligës duket se është që të ndërpresë dominimin e bavarezëve. Bajerni  ka fituar 10 tituj radhazi dhe është favorit për të marrë edhe të 11-in, ndërsa rivalët si Dortmund apo Lajpcig nuk duken ende aq të fortë sa për ta ndalur. Gjithsesi, shefi ekzekutiv i Borusias, Hans-Joakim Vacke, deklaron se nuk duhet që skuadrat e tjera të kampionatit të krijojnë një “kartel” vetëm e vetëm që të ndalojnë superskuadrën e trajnerit Nagelsman. “Secili ekip duhet të luajë për veten,- thotë Vacke, – dhe jo të bëhemi bashkë kundër Bajernit. Secili ekip duhet të luftojë që të ketë konkurrencë për titullin, por jo duke u bërë kundër Bajernit”.

Sfidanti.al