Vendi i madh europian është vërtet i tronditur, edhe pse akuzat duhet që të provohen. Mediat gjermane dhe ato europiane shkruajnë se prokuroria akuzon futbollistin e Dortmundit dhe të kombëtares së Gjermanisë, Niko Shulc, për dhunë familjare. Fjala është për akuzë të tillë se Shulci ka goditur në bark gruan e tij shtatzanë, duke e rrezikuar që të dështojë fëmijën. Të paktën, ky është versioni i gruas së tij. Borusia e Dortmundit pati një reagim me një deklaratë zyrtare duke sqaruar se “kemi folur me lojtarin, dhe Shulci hedh poshtë akuzar, ndërsa ne nuk jemi në brendësi të hetimeve pra për momentin nuk marrim dot masa në bazë të rregullave, por këtë mund ta bëjë më vonë nëse do të kemi informacion më të saktë”. Shulci është 29 vjeç dhe ka luajtur 12 herë për Gjermaninë që nga viti 2020, ndonëse tek Borusia sezonin e kaluar luajti pak.
Sfidanti.al