Lukaku vazhdon të shënojë, por Interi as nuk ka ndërmend të bindë!

Vijarreali jo vetëm fitoi, por edhe i shkaktoi një problem të madh zikaltërve. Trajneri Simone Inzagi u detyrua të përsëriste fjalët standard se “këto ndeshje të ndihmojnë të rritesh”, por disfata 2-4 ishte e tillë që krijoi alarm. Romelu Lukaku vërtet shënoi dhe tregoi se është përshtatur me ekipin, por loja në mbrojtje ishte krejtësisht negative. Sidomos, portieri Handanoviç ishte në mbrëmje të zezë duke pasur faj në dy prej golave. Interi ka bërë përforcime dhe në letër është favorit për titullin në Serinë A, por forma e tanishme nuk premton aspak.

Sfidanti.al