E kishin thënë edhe të tjerë përpara tij, e thotë edhe ish-ylli i zikaltërve në vitet 80-të. Karl-Hajnc Rumenige e ka veshur fanelën e Interit në rininë e tij, pasi u transferua nga Bajerni, dhe e ndjek me vëmendje ish-ekipin e tij. Në një intervistë për “La Gazeta delo Sportin”, Rumenige thotë se pikërisht Interi i duket favorit për të fituar titullin, ndonëse i tillë ishte edhe vjet dhe nuk e fitoi. “Kalle” thotë se trajneri Inzagi ka më shumë përvojë dhe kthimi i Lukakut e ka rritur potencialin e skuadrës milaneze. Ish-shefi ekzekutiv i Bajernit këshillon Juven që të marrë Kostiçin nga Frankfurti sepse e cilëson të mirë dhe të lirë, ndërsa për Bundesligën mendon se Bajerni është ende tepër i fortë.
Sfidanti.al