Milenkoviç mund të ikë për të paktën 15 milionë euro, por është pranë … rinovimit me Fiorentinën!

Mbrojtësi i qendrës serb ishte një “send” tepër i  kërkuar në treg, të paktën  deri para pak ditësh. Interi dhe Juventusi pritej të bënin duel për të, ndërsa Fiorentina kishte biseduar me futbollistin dhe me agjentin e tij, Fali Ramadani. Kërkesa e vjollcëve ishte që largimi të mos ndodhte për më pak se 15 milionë euro, por Interi tashmë duket i tërhequr pasi nuk ndodhi kalimi i Shkriniarit tek Paris SG. Juventusi mori Bremerin pas ikjes së De Ligtit dhe ende nuk ka bërë ofertë, ndërsa Fiorentina është pranë rinovimit të kontratës duke i ofruar Milenkoviçit një rrogë më të lartë se deri tani.

Sfidanti.al